Select Page

Millers Oils Ltd

Millers Oils Ltd u themelua nga Z. John Watson Miller në vitin 1887. Fillimisht biznesi ishte emëruar si Millers Bros. Familja Millers kanë qenë gjithnjë e dhënë pas këtij sektori, bile edhe përtej detyrave të tyre biznesore, me angazhimin e tyre siq është drejtimi i ekipës së suksesshme të garave në 1920 dhe pasionet e tyre ne inxhinjerinë e modelimeve, me një anëtar familje që ishte pjesë e “Shoqërisë së Inxhinjerisë së Modelimeve të Huddersfield_it” (Huddersfield Society of Model Engineers).  Ky biznes gjithnje ka patur përfshirje aktive të anëtarit të familjes Millers. Kompanija Millers Oils gjithnjë është përpjekur që të jetë lidere në inovacione. Ne ishim prodhuesit e parë të vajrave me interval afatgjatë për motorët e automjeteve të rënda si dhe në prodhimin e vajrave specifike për motorët dizel.

Ja dhe një rikujtim i së kaluarës në pika të shkurta. Diku para 130 viteve, Millers Oils mbeti si punëdhënësi më i rëndësishëm në lokalitet. Më 1889, themeluesi ynë, John Watson Miller, ju shkroi të gjithe konsumatorëve duke i shprehur falenderim për “favoret e së kaluarës” dhe duke theksuar se “kualiteti i vajit tonë do të ruhet me gjdo kusht”, dhe sot, diku 130 vite me vonë, ky është ende himni që udhëheqë biznesin tonë. Ne nuk kemi interes në të qenurit më të mëdhenjtë, por kemi pasionin që na drejton deri te më e mira e asaj që ne bëjmë.

Millers Oils është kombinues i pamvaruar i vajrëve të avancuara që janë lider në treg dhe të tretmaneve të derivateve qe ka një histori të ofrimit të zgjedhjeve të lubrikantëve për disa nga brendet e njohura botërore. Gama jonë e produkteve përfshinë një mori të sektoreve duke përfshirë ato të automobilave, motoreve sport dhe veturat klasike,  vetura bujqësore dhe komerciale, dhe një gamë të produkteve me avancim të lartë që aplikohen te një numër i gjerë i aplikacioneve industriale.

4 STARS Sh.p.k

Kompania 4 STARS sh.p.k u themelua në vitin 2010 nga familja Rexhepi, nga Sojeva e Ferizajit, Kosovë. Fillimisht ishte hapur si biznes individual i emëruar si “Four Stars”. Që nga fillimi i veprimtarisë, kjo kompani kishte synim që gjithnjë të ofronte shërbime kualitative për të gjithë klientët, gjë që u dëshmua në kohë. Në vitin 2018 erdhi edhe radha e zgjerimit të këtij biznesi, dhe familja mendoi gjërë e gjatë për këtë. Menduam të ofrojmë diqka kualitative, me kosto të përballueshme, dhe që mungon në rajonin tonë. Pra, diqka që i mundëson qytetarëve të Kosovës të kenë garancë në më të mirën për automjetet e tyre. Kjo edhe e shpiu kompaninë deri në lidhjen me Millers Oils Ltd, për të mundësuar sjelljen e vajrave motorrike kualitative nga Mbretëria e Bashkuar, fillimisht në Republikën e Kosovës dhe më gjerë. Misioni ynë, kualiteti për ju!